
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçarit francez Miguel Mendez në Ksamil, ku si autor i dyshuar është arrestuar 29-vjeçari Sokrat Vata.
Sipas burimeve të A2 CNN, në konfliktin që parapriu ngjarjen dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe Moisid Matushaj, i cili punon si bodyguard në të njëjtin grup të kompanisë “Orange Elite Security” me Vatën. Matushaj dyshohet gjithashtu se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendngjarja pas krimit.
Ajo që e bën çështjen edhe më të rëndë është fakti se Matushaj rezulton njëkohësisht punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist hetimi pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku 29-vjeçari Sokrat Vata dyshohet se goditi për vdekje me thikë turistin francez Miguel Mendez. Gjatë konfliktit mbeti i plagosur edhe një tjetër shtetas i huaj që ndodhej në shoqërinë e viktimës.
Pas ngjarjes, sipas të dhënave të bëra publike, Vata është ndihmuar të largohet nga zona nga dy shtetas turq, një djalë dhe një vajzë. Ata dyshohet se e kanë futur 29-vjeçarin në bagazhin e një automjeti dhe janë larguar nga Ksamili.
Policia kishte vendosur ndërkohë në përgjim telefonin e të dyshuarit dhe, përmes lokalizimit të tij, ka mundur ta ndjekë deri në Fier, ku Sokrat Vata u arrestua.
Autori i dyshuar punonte si bodyguard në një lokal pranë plazhit ku ndodhi ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur pas një përplasjeje të lidhur me ngacmimin e një vajze nga turisti francez.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e secilit prej personave të përfshirë, si dhe rrethanat e plota të vrasjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
