LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 02:02

U zgjua nga koma pas tre javësh, 19-vjeçarja besonte se kishte jetuar shtatë vite dhe kishte krijuar një familje

Një histori e pazakontë ka bërë xhiron e rrjetit, duke ngjallur habi dhe emocione të shumta. 19-vjeçarja Clelia Verdier u zgjua pas tre javësh në koma të induktuar, por për të koha kishte kaluar krejt ndryshe.

Në mendjen e saj, nuk kishin kaluar vetëm pak javë. Clelia ishte e bindur se kishte jetuar plot shtatë vite të tëra.

Gjatë kësaj kohe, sipas kujtimeve që kishte krijuar, ajo kishte njohur dashurinë e jetës së saj, ishte martuar dhe më pas ishte bërë nënë e tre fëmijëve – trinjakëve Mila, Miles dhe Maïlée.

Kujtimet që kishte për këtë jetë ishin aq të gjalla, saqë Clelia besonte se gjithçka kishte ndodhur vërtet. Ajo kujtonte momentet e lumtura me familjen, rritjen e fëmijëve dhe jetën e përditshme pranë tyre.

Por historia bëhet edhe më prekëse, pasi në kujtesën e saj ajo kishte përjetuar edhe një tragjedi të rëndë: humbjen e njërit prej fëmijëve të saj.

Kur më në fund u zgjua dhe mësoi se kishte qenë në koma vetëm për tre javë, realiteti ishte krejtësisht ndryshe nga jeta që ajo besonte se kishte jetuar.

Ajo nuk kishte bashkëshort. Nuk kishte fëmijë. Familja që kujtonte me aq shumë dashuri nuk kishte ekzistuar kurrë jashtë mendjes së saj.

Megjithatë, për Clelian, emocionet ishin plotësisht reale. Dashuria që ndiente për njerëzit që besonte se ishin familja e saj, por edhe dhimbja për humbjen që kishte përjetuar në kujtimet e saj, nuk u zhdukën menjëherë me zgjimin.

Sipas historisë së publikuar, 19-vjeçarja pati nevojë për terapi për të përballuar ndjesinë e çuditshme dhe të dhimbshme të humbjes së një jete të tërë – një bashkëshorti dhe tre fëmijëve – që në realitet nuk kishin ekzistuar kurrë.

Një përvojë që për të zgjati shtatë vite, por që në realitet kishte kaluar brenda vetëm tre javësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE