
Ilir Alimehmeti, i njohur në SHQUP si ‘Nuselala’ nuk do të ketë rival brenda Partisë Demokratike për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Kandidatura e tij është konfirmuar me pazar në tavolinë nga Sali Berisha në kuadër të lëvizjes së tij për të sfumuar lëvizjen e Ervin Salianjit. Në 3 dhjetor 2025, Ilir Alimehmeti mori pjesë dhe madje mbajti një fjalim në takimin e organizuar nga Salianji në Durrës.
Përpos ‘Nuselalës’, në foltoren e Durrësit kundër Berishës mori pjesë edhe ish kandidati për deputet nga rradhët e PD Aulon Kalaja, i cili kishte pretendime për vjedhje votash brenda partisë. Prezenca e tyre duket se shqetësoi dhe vuri në lëvizje Berishën. Ky i fundit thirri secilin në zyrën e tij. Sipas burimeve, Berisha i oferoi Kalasë kandidimin për Bashkinë e Krujës, ndërsa Alimehmetit kandidimin për Bashkinë e Tiranës. Në këmbim, Alimehmeti dhe Kalaja duhet të distancoheshin nga lëvizja e Salianjit dhe të ndalonin kritikat për lidershipin e partisë, pra të riktheheshin në rresht.
Dhe ashtu ndodhi. Alimehmeti dhe Kalaja nuk u shfaqën më në takimet Salianjit. Jo vetëm kaq. Në 18 janar 2026, Nuselala u shfaq në Foltoren e Berishës në Kombinat. Nuselala mbajti edhe një fjalim. “PD i ka numrat e mëdhenj, por kjo matet edhe me besimin që përcjell. Fitorja është e përbashkët, pavarësisht se mund të kemi mendime të ndryshme”, tha ai.
Alimehmeti garoi përballë Belind Këlliçit në 2013 për kandidaturën e PD-së për Bashkinë e Tiranës. Belo Këlliçi fitoi përballë Alimehmetit, por humbi përballë Erion Veliajt me një diferencë dramatike dhe shokuese për PD-në, me 60 mijë vota. Belo kaloi një verë depresive dhe në shtator tha se votat i kishte blerë 5D-ja. Edhe pse karriera e tij mori një goditje fatale, Belo u ngushëllua disi nga arreatimi i Veliajt falë intrigave brenda pushteti dhe kështu nisi t’a harronte traumën zgjedhore të 2023.
Humbja e thellë e Belo Këlliçit rriti valencën politike të Nuselalës, i cili nisi të shprehej se nëse demokratët (në fakt Berisha dhe Meta) do të kishin kandiduar atë, humbja do të ishte më e butë. Alimehmeti ka nisur të formojë shtabin elektoral për sfidën e 2027 në Tiranë. Shoqëruesja e tij e parë do të jetë Fjoralba Dizdari. Arkitekti i fushatës së Alimehmetit do të jetë Çim Peka.
Mbetet për t’u parë nëse Alimehmeti do të ketë mbështetjen e linjës së Jorida Tabakut dhe Gaz Bardhit. Nuselala do të ketë mbështetjen e Familjes Berisha, por kundër tij është linja e Belo Këlliçit. Ky i fundit do të lëvizë çdo gurë që Nuselala të humbasë me një rezultat më të thellë se 60 mijë vota.
Mbetet për t’u parë nëse humbja do jetë më pak apo më shumë se 60 mijë vota, por Alimehmeti konsiderohet një personazh butak, i cili është produkt dhe merr formë nga dora e mamasë së tij, Jera Kruja, shefe e Neurologjisë për tre dekada. Një nga figurat më të njohura në fushën e neurologjisë në Shqipëri, Jera Kruja tashmë ka dalë në pension dhe aktualisht punon pranë spitalit privat të Klod Allajbeut. Arsimimi, madje çdo provim, kualifikimet, punësimi dhe çdo arritje e Nuselalës në jetë është produkt i zonjës Jera Kruja./ PRAPASKENA, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
