
Një peshkatar është shpëtuar pasi kaloi 15 ditë i bllokuar rreth 100 metra nën tokë, në një gropë të mbushur me ujë.
Erasto Crisanto Valdez u zhduk më 23 korrik, ndërsa peshkonte me të atin në një pus (cenote) në San Francisco La Paz, Meksikë.
Pas më shumë se dy javësh pa asnjë gjurmë, ekipet e shpëtimit e konsideruan 31-vjeçarin të vdekur dhe ishin “të përgatitur të gjenin trupin e tij”
Por, ndodhi e kundërta. Sipas raportimeve, Erasto kishte mbetur i bllokuar në një shpellë, në një xhep ajri më shumë se 100 metra nëntokë.
Ai u gjet të enjten nga një ekip ndërkombëtar eksploruesish nga Meksika, Gjermania, SHBA-të dhe Republika Domenikane, pasi kishte përballuar për javë të tëra të ftohtin dhe lagështinë në errësirën e shpellës.
Eksploruesi meksikan Carlos Jiménez e përshkroi zbulimin si një mrekulli, duke thënë se “Zoti kishte plane të tjera” për këtë njeri me fat.
Në një intervistë për NMás, Erasto tha: “Faleminderit Zotit që më dha një mundësi tjetër për të jetuar dhe që më lejoi të shoh përsëri fëmijët dhe familjen time. “Ishte një mrekulli, një mrekulli e pabesueshme.”
Pas zhdukjes së tij, operacioni i kërkimit nisi menjëherë, por pa rezultat. Gjashtë ditë pas nisjes së kërkimeve, ekipet e shpëtimit gjetën shtizën e peshkimit të Erastos.
Valdez u dërgua në spital pasi më shumë se dy javë pa ushqim e kishin bërë të kalonte në dehidratim të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
