LAJME / E Hënë 17 Gusht 2026, 21:09

SI NË FILMA - SHQIPTARI HIDHET I VESHUR NË LIQEN DHE SHPËTON 4 TURISTË AMERIKANË NË GJERMANI

Një akt i jashtëzakonshëm guximi ka bërë Burim Doberllukën, 42 vjeç, hero në Dortmund të Gjermanisë.

Ai po shëtiste pranë liqenit Phoenix See me bashkëshorten, vajzën dhe motrën, kur pa një varkë me pedale të përmbysur. Katër turistë amerikanë po përpiqeshin të qëndronin mbi ujë, ndërsa një grua bërtiste për ndihmë.

Burimi nuk u mendua dy herë. U hodh në ujë i veshur dhe nisi t’i nxirrte turistët një nga një, duke i vendosur në varkën e familjes së tij.

“Në një situatë të tillë nuk mendon, thjesht vepron. Ishte si në një film”, ka treguar ai.

42-vjeçari arriti t’i dërgonte të katër në breg të sigurt përpara mbërritjes së ekipeve të shpëtimit. Për veprimin e tij, Policia e Dortmundit e nderoi Burim Doberllukën për guxim dhe përgjegjësi qytetare.

Një shëtitje e zakonshme familjare u kthye kështu në një moment që katër turistët amerikanë me siguri nuk do ta harrojnë kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE