LAJME / E Hënë 17 Gusht 2026, 21:09

“Nëse Serbia kërkon Shkodrën për konsullatë, Shqipëria duhet të kërkojë Nishin” – Mesazhi i fortë i afaristit dhe veprimtarit politik nga Medvegja, Muharrem Salihu

Gjatë një paraqitjeje televizive mbrëmë në emisionin e A2 CNN mbi zhvillimet e fundit politike dhe rajonale, afaristi nga Medvegja dhe veprimtari politik i njohur në skenën rajonale dhe atë italiane, Muharrem Salihu, ka dhënë një mesazh të fortë e të drejtpërdrejtë diplomatik lidhur me kërkesat për hapjen e konsullatave dhe parimin e reciprocitetit.

I ftuar për të analizuar dinamikat aktuale ndërshtetërore, ai ka theksuar:

“Nëse Serbia kërkon Shkodrën për konsullatë, Shqipëria duhet të kërkojë Nishin. Po, Nishin. Jo si kërcënim. Jo si provokim. Por si një mesazh diplomatik i fortë, i qartë dhe i barabartë.

Në diplomaci, reciprociteti nuk është retorikë. Është qëndrim.

Nëse dikush mendon se mund të hyjë në territorin simbolik e historik të Shkodrës me një kërkesë të tillë, atëherë Shqipëria ka të drejtë të vendosë në tavolinë Nishin.

Shkodra nuk është thjesht një qytet. Dhe Nishi nuk është thjesht një emër.

Prandaj, më shumë se kurrë: NISHI duhet të jetë në tavolinë. Me qetësi. Me dinjitet. Por edhe me forcën për të thënë atë që duhet thënë”, theksoi Salihu.(INA), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE