LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 13:01

“Komshiu kërkon të më marrë tokën me korrupsion” – Qytetarja e revoltuar nga sheshi: Kam vite që vuaj nëpër dyert e gjykatave! Ky sistem është i gjithi i korruptuar, më i keq se komunizmi

Një protestuese, nga sheshi “Skënderbej” denoncoi se prej vitesh ndodhet nëpër dyert e gjykatave për shkak se nuk ka legalizimin e tokës së saj.

Në një prononcim për News24, ajo deklaroi se shteti është i gjithi i korruptuar ndërsa tregoi konfliktin me komshiun e saj. Ajo theksoi se ky sistem, që e krahasoi me komunizmin, duhet të rrëzohet sa më shpejt.

“Shteti është i gjithë i korruptuar, që nga shëndetësia, gjykatat, policia Kadastrat, legalizimet e të gjitha. Ky shtet është i kalbur. Unë personalisht kam probleme me legalizimet. Komshiu im punon aty dhe të gjithë i ka korruptuar dhe kur vjen fundi unë vuaj akoma gjykatave. Ka 5 vjet që nuk po marr dot legalizimet.

Gjyqtarët janë të korruptuar. Policia e komisariatit nr 6 është në zero funksion. Kam komshiun tim që debatoj më shumë se 10 vjet për tokën time.

Kërkon të marrë tokën time me korrupsion. Kemi arritur në dhunë, e kam denoncuar por komisariati nuk funksionon. Ky sistem është më keq se komunizmi. Të zhduken sa më shpejt.”, tha ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE