LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 17:05

Thellohet SKANDALI/ Shoqërohen 38 persona pas vrasjes së francezit, ndalohet një oficer policie, shpallet në kërkim dhe ...

38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendez, i cili u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.

Burimet thonë se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes.

Në kuadër të hetimeve pritet edhe ndalimi i dy shtetasve turq, të cilët dyshohet se e ndihmuan Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si edhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo rol në ngjarje.

Ndërkohë, është ndaluar 24-vjeçari Moisid Matushaj, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata pas vrasjes së 20-vjeçarit francez.

Nga hetimet ka rezultuar se Matushaj punonte si bodyguard i policisë private, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton gjithashtu rolin e një çifti turk, i cili drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori i vrasjes. Sipas hetimeve, Sokrat Vata dyshohet se punonte gjithashtu si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe 36-vjeçari Bekim Bulica. Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, me dyshimin se ka tentuar t’i shmanget hetimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE