
Publikohen fotot e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e turistit portugez pranë kompleksit “Principote” në Ksamil.
Në pamjet e bëra publike, Vata shfaqet në ambientet e një lokali, ndërsa në një tjetër fotografi shihet brenda një automjeti.
29-vjeçari, i cili punonte si roje plazhi dhe roje sigurie pranë kompleksit “Principote”, u arrestua disa orë pas ngjarjes. Policia arriti ta lokalizonte në aksin rrugor Levan–Fier, ku u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti.
Sipas informacioneve të deritanishme, Vata dyshohet se po tentonte të largohej pas ngjarjes, ndërsa në arratisje po ndihmohej nga shtetas të huaj.
Pas arrestimit, ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor, por ka zgjedhur të mos japë deklarime lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur dinamikën dhe rrethanat e plota të përplasjes që përfundoi me vdekjen e turistit portugez, si dhe për të përcaktuar rolin e personave që dyshohet se ndihmuan 29-vjeçarin gjatë largimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
