
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç, pas konfliktit të ndodhur pranë kompleksit “Principote” në Ksamil.
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar të dhëna mbi dinamikën e ngjarjes, si dhe rolin e personave që rezultojnë të përfshirë në konflikt.
Sipas Lalës, ngjarja ka nisur gjatë një feste të organizuar në kompleks, ku turisti portugez ndodhej së bashku me disa miq francezë. Shkak i përplasjes dyshohet se është bërë një debat për një vajzë shqiptare.
Në konflikt ka ndërhyrë edhe Sokrat Vata, 29-vjeçari i arrestuar si i dyshuar për vrasjen. Sipas të dhënave të raportuara nga gazetarja, Vata punonte si orientues për turistët, duke shfrytëzuar edhe njohjen e gjuhëve të huaja nga qëndrimi i tij i mëparshëm në Britani dhe Francë.
“Ngjarja ka nisur gjatë një feste në kompleksin ‘Principote’, ku viktima, 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes, ndodhej së bashku me miqtë e tij. Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se shkak për konfliktin është bërë një debat për një vajzë shqiptare.
Në përplasjen që pasoi është përfshirë Sokrat Vata, i cili punonte si orientues për turistët, por edhe efektivi i policisë Moisid Matushaj, i cili ishte i punësuar në këtë biznes. Vata ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes dhe më pas, sipas të dhënave të hetimit, ka dalë jashtë ambienteve të kompleksit, ku dyshohet se ka goditur për vdekje me thikë turistin portugez.”- tha Lala.
Sipas të dhënave të raportuara, pas ngjarjes Vata është larguar fillimisht me ndihmën e Matushajt. Në një moment, 29-vjeçari ka kërkuar të dërgohej në spital për shkak të plagëve të marra gjatë konfliktit.
Sipas versionit të bërë publik, efektivi më pas e ka lënë Vatën dhe ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Arratia e 29-vjeçarit ka përfunduar në Levan, ku ai është kapur në një automjet në të cilin udhëtonin dy shtetas turq. Sipas raportimeve, Vata ishte fshehur në bagazhin e mjetit.
Dy shtetasit turq kanë pretenduar para hetuesve se kishin njohje me Vatën dhe se e paguanin për shërbime si roje sigurie dhe shoqërues personal. Sipas versionit të tyre, ata nuk po e ndihmonin për t’iu shmangur policisë.
“Pas ngjarjes, Vata është larguar, ndërsa më vonë është kapur në zonën e Levanit, në një automjet ku ndodheshin dy shtetas turq. Këta të fundit kanë pretenduar se kishin njohje me të dhe e paguanin për shërbime sigurie. Sipas të dhënave të deritanishme, ai është futur në bagazhin e automjetit pranë Levanit, nga frika e postblloqeve të policisë.”-shtoi më tej Lala.
Sipas gazetares Klodiana Lala, hetimet për ngjarjen nuk konsiderohen të përfunduara dhe mund të ketë masa të tjera ndaj personave që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt.
Po ashtu, sipas saj, priten zhvillime edhe lidhur me pozicionin e pronarit të kompleksit “Principote”, Bekim Bulica.
“Hetimet nuk janë mbyllur. Pritet të ketë zhvillime edhe për persona të tjerë që dyshohet se janë përfshirë në konflikt, ndërsa po verifikohet edhe pozicioni i personave që kishin përgjegjësi në biznes.”-shprehet gazetarja në News 24.
Gazetarja ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin që ngjarje të tilla kriminale kanë në imazhin turistik të vendit, veçanërisht në kulmin e sezonit veror. Sipas saj, fluksi i lartë i turistëve kërkon një vigjilencë më të madhe nga strukturat e Policisë së Shtetit në zonat bregdetare.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar plotësisht dinamikën e ngjarjes, përgjegjësinë e personave të përfshirë dhe rrethanat që çuan në vdekjen e turistit 20-vjeçar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
