LAJME / E Premte 20 Qershor 2025, 13:01

U qëllua me breshëri kallashnikovi, detaje nga të shtënat me armë në lokal! Pronari po flinte së bashku me gruan e fëmijët, në vendngjarje gjenden 15 gëzhoja

Detaje të reja dalin nga të shtënat me armë drejt lokalit në pronësi të Mondi Vogës, në fshatin Krastë të Fushë-Krujës.

Raportohet se është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 15 gëzhoja.

Sipas burimeve, Mondi Voga ka qenë duke fjetur së bashku me gruan dhe fëmijët, pasi lokali ka edhe hotel.

Ka qenë vetë pronari i cili ka njoftuar policinë rreth orës 01:10 për të shtënat me armë, ndërsa po verifikohet ngjarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE