KOSOVË- Familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut, i cili humbi jetën në rrethana ende të paqarta gjatë orëve të para të 7 korrikut, kanë thirrur një protestë. Protesta do të mbahet të shtunën, më 12 korrik, në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.
Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në këtë protestë, duke theksuar se qëllimi është kërkesa qytetare për drejtësi dhe transparencë. Ai thekson se institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes Zejnullahu.
Protesta është paralajmëruar të jetë paqësore dhe jopolitike, me kërkesën kryesore, zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve. Lidhur me këtë rast, pesë zyrtarë policorë tashmë janë paraqitur para gjykatës dhe janë dërguar në paraburgim për një afat prej një muaji.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE