LAJME / E Premte 20 Qershor 2025, 21:09

Skandal në Lezhë, Policia kalon pranë të aksidentuarit dhe nuk ndalon (Video)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte vetëm pak kilometra larg qytetit të Lezhës, (Ishull Lezhë), e cila tregon një sjellje të papranueshme nga efektivët e Policisë.

Sipas mediave lokale, një automjet tip “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë, teksa po tentonte të kthehej nga e djathta në të majtë të rrugës, ka përplasur një motor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, ku siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kalimtarë të rastësishëm dhe vetë drejtuesi i makinës ndaluan për t’i dhënë ndihmën e parë.

Por, teksa ndalojnë qytetarët, të njëjtën gjë nuk e bën Polici. Një makinë policie, që ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes, kaloi ngadalë fare afër personit të shtrirë në rrugë, pa ndaluar dhe pa marrë asnjë masë për të verifikuar çfarë kishte  ndodhur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE