LAJME / E Martë 17 Tetor 2023, 21:09

Si princeshë, Jori Delli bën postimin më të ëmbël me reperin e njohur

Ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Jori Delli, prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj me reperin italian Fred De Palma.

Ata janë shumë aktiv në rrjetet sociale ku dhe postimet me njëri-tjetrin i kanë thuajse njësoj.

Dyshja bëjnë shpesh dedikime të ndryshme për njëri-tjetrin, teksa tregojnë se po e shijojnë pafund lidhjen e tyre.

Edhe së fundmi, ishte modelja ajo që postoi një foto romantike ku reperi shihet duke i dhuruar një puthje në ballë.