SHOWBIZ / E Mërkurë 23 Shtator 2026, 20:08

E vërteta e pamjes së re të Amber

Pamja e fundit e Amber bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa shumë prej ndjekësve menduan se ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4” kishte vendosur të bënte një ndryshim drastik duke prerë flokët shkurt.

Fotografitë e saj të reja u shpërndanë me shpejtësi, por duket se ajo që u pa në to nuk ishte një ndryshim i përhershëm. Vetë Amber ka reaguar për të treguar se çfarë fshihej pas look-ut të shumëkomentuar.

Përmes Instagram Story, ajo ka sqaruar se nuk i ka prerë flokët dhe se modeli i ri ishte realizuar me një paruke.

“Luku që bëri namin, flokët nuk i kam prerë, janë paruke, vathët me Asin e zi, shpikja ime”, shkroi Amber, duke komentuar me humor reagimet që mori pamja e saj.

Në një tjetër postim, ajo u ndal edhe te ngjyra e parukës dhe shprehja e saj në fotografi.

“Ngjyra e parukës yll, me shikimin e kam tepruar pak se nuk jam kaq e egër kur dua të bëj shikim seksi”, shkroi ish-banorja.

Kështu, pas aludimeve se kishte hequr dorë nga flokët e saj të gjatë, Amber zbuloi se gjithçka ishte pjesë e një look-u të përkohshëm. Flokët e shkurtër që tërhoqën vëmendjen në fotografitë e fundit ishin thjesht një paruke, ndërsa ajo nuk ka bërë ndryshimin drastik që fillimisht u mendua.