LAJME / E Enjte 24 Shtator 2026, 01:01

Qindra mesazhe dhe telefonata në telefon/ Ja çfarë ka thënë Vlora Hyseni për Ergys Agasin vetëm 5 ditë më parë në SPAK

Në telefonin që iu sekuestrua Ergys Agasit, ka me qindra thirrje me drejtuesen e SHISH, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimin e nisur ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Hetuesit e SPAK kanë zbuluar një komunikim të vazhdueshëm mes Hysenit dhe Agasit. Po ashtu, në makinën e biznesmenit Ergys Agasi u gjetën 9 faqe me të dhëna sekrete të SHISH. Për këtë, Vlora Hyseni u mor në pyetje nga SPAK më 18 shtator.

Sipas Report TV, ajo ka pranuar se ka patur komunikim me Agasin vetëm nëpërmjet telefonit dhe jo takim fizik, pasi ishin bashkëpunëtorë. Hyseni ka argumentuar se SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë.

Ndërkohë, në telefonin që iu sekuestrua Ergys Agasit, ka me qindra thirrje me drejtuesen e SHISH, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, që sipas SPAK janë më shumë se këto. Ajo ka pranuar që ka pasur vetëm komunikime telefonike dhe jo takime fizike, por prokuroria dyshon për të kundërtën.

Por SPAK thotë se komunikimi i tyre ishte i përditshëm, i tejzgjatur në kohë, me telefonata me videocall dhe dërgim fotosh e videosh.

Report TV raporton gjithashtu se Prokuroria e Posaçme kishte 10 ditë që e kishte dorëzuar kërkesën për masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit në Gjykatën e Posaçme. Gjykata ka qenë e kujdesshme në verifikimin e fakteve dhe më pas e ka miratuar këtë kërkesë. Hyseni duhet të paraqitet në GJKKO brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit, bashkë me persona të tjerë që janë nën masë sigurie dhe të japë më shumë sqarime për çështjet dhe akuzat e ngritura nga SPAK.