
Konflikti Izrael-Palestinë po regjistron rritje të numrit të viktimave dhe të plagosurve.
Në mesin e të vrarëve është edhe një familje prej pesë anëtarësh, të cilët u gjetën të përqafuar në vendin ku u sulmuan.
Aviv Kuz, 54 vjeç, u gjet duke përqafuar gruan e tij 49-vjeçare, Livnat, vajzën e tij 19-vjeçare, Rotem,
dhe djemtë e tij 17-vjeçarë, Yonatan dhe Yiftach, më 7 tetor, ditën kur personat e armatosur të Hamasit filluan sulmet.
“Ne do t’i vizitonim ata ditën që u vranë”, tha tezja e fëmijëve, duke treguar se si familja ishte kthyer së fundmi në Izrael nga Bostoni, ku jetonin prej vitesh. Livnat, lindi gjatë Luftës së Yom Kipur të vitit 1973, e cila është krahasuar me krizën aktuale për dështimin e shërbimeve të inteligjencës izraelite.
