LAJME / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 01:01

Rezart Veleshnja tha qe Stresi nuk i ka marre akoma parete BBVK, flet babai i kengetarit dhe tregon te verteten

Aktori Rrezart Veleshnja ka pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova 1,

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë 60 mijë eurot e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.

Por këtë deklaratë e ka mohuar me vendosmëri babai i reperit, Sali Lushaj, i cili foli në Klan Kosova.

Ai e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush.

E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, deklaroi Lushaj.

Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE