Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar zhvillimet e fundit në luftën mes Izraelit dhe Iranit. Lajmi u konfirmua nga faqja e njohur Axios.
Situata në Lindjen e Mesme ka njohur përshkallëzim të ndjeshëm. Irani ka goditur sërish Izraelin me rreth 20 raketa balistike, duke shënjestruar zona të ndryshme në Tel Aviv, Jerusalem dhe qytete të tjera qendrore. Sulmet e fundit u konfirmuan edhe nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), të cilat njoftuan se një raketë goditi një parking, duke shkaktuar dëme dhe zjarr në një autobus të boshatisur, ndërsa një tjetër goditi qytetin Herzliya pranë Tel Avivit.
Ushtria izraelite bëri të ditur se ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Ali Shadmani, në një sulm të natës ndaj një qendre komanduese në Teheran. Shadmani ishte emëruar në këtë detyrë vetëm katër ditë më parë, pas eliminimit të paraardhësit të tij, Alaa Ali Rashid, në ditën e parë të ofensivës izraelite.
Nga ana tjetër, mediat iraniane raportojnë se kanë goditur një seli të Mossadit pranë Tel Avivit, ndërsa Mossad ka kryer një sulm kibernetik ndaj bankës qendrore iraniane.
Presidenti Trump u largua përpara kohe nga samiti i G7 në Kanada për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, duke nënshkruar një deklaratë të përbashkët me liderët e tjerë për mbështetjen e Izraelit dhe duke e cilësuar Iranin si burim destabilizimi.
Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, Trump shkroi me shkronja të mëdha: “IRANI NUK MUND TË KETË ARMË BËRTHAMORE”, duke i bërë thirrje të gjithëve që të evakuohen menjëherë nga Teherani. Pas kthimit në Uashington, ai deklaroi se “Nuk po kërkojmë një armëpushim, por diçka më të mirë, një fund të vërtetë të kësaj lufte midis Iranit dhe Izraelit.” do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE