LAJME / E Premte 20 Qershor 2025, 21:09

Përplasjet me Iranin, Izraeli bën thirrjen FORTË popullit të tij: Përgatituni për…

Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Eyal Zamir, u bëri thirrje qytetarëve izraelitë që të përgatiten për një “fushatë të zgjatur” kundër Iranit. Ai deklaroi se objektivi është eliminimi i një kërcënimi të përmasave të tilla.

Zamir akuzoi Iranin se prej vitesh ka ndërtuar një plan të qartë për të shkatërruar shtetin e Izraelit dhe theksoi se IDF nuk do të qëndrojë pasive përballë zhvillimit të këtyre kërcënimeve.

“Ne po përgatitemi për një sërë zhvillimesh të mundshme,” tha ai, duke shtuar se “kemi nisur fushatën më komplekse në historinë tonë. IDF është e përgatitur për këtë. Me çdo ditë që kalon, liria jonë e veprimit po zgjerohet, ndërsa ajo e armikut po zvogëlohet,” përfundoi Zamir, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE