LAJME / E Premte 20 Qershor 2025, 16:04

“Për Zotin, nuk ka prova!” Shtyhet gjyqi, avokati: Ilir Meta s’ka asnjë pasuri në planetin Tokë. Inkuizicion ndaj tij, 8 muaj në qeli

“Sot bëhen tetë muaj, duhet të jetë i madh shqetësimi juaj”, u tha gazetarëve avokati i ish-Presidentit të vendit Ilir Meta.

Sipas Kujtim Cakranit, Meta po mbahet në paraburgim pa asnjë provë nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe me urdhër politik.

“Për Zotin, nuk ka prova! Sot u fol aty analiza financiare, ç’lidhje ka Ilir Meta me ato analiza?! Prokurori foli për gjithçka tjetër, përpos për Metën. S’ka pasuri, të luajtshme apo të paluajtshme. Zoti Meta duhet të lirohet patjetër se po bën burg me urdhër politik”, tha ai para ambienteve të SPAK.

I pyetur për gjendjen e Metës, tha se është në formë perfekte dhe ushtron palestër.

“U dënua dhjetë ditë me urdhër të Ajatollahut, kryeministri Rama”, shtoi ai, duke theksuar se do të njihet me ato që i cilëson pretendime të Prokurorisë.

Pritet që vendimi për lehtësim ose jo të masës së sigurisë, të merret më 26 qershor, në orën 10:30.

Avokati i Ilir Metës: “Sot prokurori ka kërkuar që akuza e lobimit nuk qëndron më. Ky është një lajm që e ka sjellë prokurori sot. Seanca u shty sepse unë kërkova që të njihem me aktet që ka sjellë prokurori.

Unë i thash gjyqtarit që jam avokati i Metës, as i Kryemadhit as i vjehrrës. Të gjithë ata u përmendën vetëm Meta jo.

Kartën e ka përdorur bashkëshortja e zotit Meta, nuk ka dalë asnjë llogari bankare në emër të zotit Meta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE