LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 00:12

Pas vrasjes ne Lushnje, tjeter ngjarje tragjike trondit vendin, nje 18-vjecar gjendet i vdekur

Një ngjarje tragjike është regjistruar në zonën e Kunes, në Shëngjin, ku një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën gjatë qëndrimit në det.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë, ndërsa deri në këto momente nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sipas të dhënave paraprake, po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur gjatë notit apo nëse mund të ketë pësuar një problem të menjëhershëm shëndetësor, përfshirë mundësinë e një arresti kardiak, teksa ndodhej në det.

Pas konstatimit të ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa trupi i pajetë i të riut është nxjerrë nga uji dhe është transportuar drejt morgut të Lezhës.

Në morg pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes dhe do të ndihmojë në sqarimin e dinamikës së ngjarjes.

Ndërkohë, Policia ka nisur veprimet hetimore dhe po mbledh të dhëna për të rindërtuar momentet e fundit të 18-vjeçarit, si dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale apo për një problem shëndetësor të papritur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE