LAJME / E Hënë 24 Gusht 2026, 20:08

Përfundon blloku i parë i takimeve me Edi Ramën, kush janë 3 ministrat e parë që kanë…

Sapo ka përfunduar blloku i parë i diskutimeve me Edi Ramën gjatë takimit ne vilen qeveritare ne Pogradec.

3 ministrat e parë që kanë folur janë: Ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi dhe ministri i Drejtësisë Toni Gogu.

Kryeministri Rama ka folur për “Besa” dhe ndërtimin e platformës Pasqyrë Albania. Më pas nis blloku i dytë i diskutimeve me Financën dhe Ekonominë ndërsa marrin pjesë drejtues të Korporates të Investimeve të Huaja, drejtues i AKSH dhe drejtoresha e Agjencise së Turizmit.

Mësohet se diskutimi ka qenë i qetë ndërsa Rama ka kërkuar ministrave të raportojnë me objektivat e vendosura në Retreat e fundit të tyre dhe punën e bërë deri më tani ndërsa në fillim të Shtatorit pritet që të mblidhen Ansambleja Kombëtare e PS.

Në media po përflitet mundësia që kryeministri Edi Rama në fillim të shtatorit të bëjë disa ndryshime në kabinetin qeveritar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE