LAJME / E Hënë 24 Gusht 2026, 19:07

Vlogeri habit me rrëfimin e tij: “Kur i shikon shqiptarët nga jashtë duken shumë të…

Shqipëria shfaqet çdo ditë në videot e turistëve të huaj për plazhet, festat, peizazhet, ushqimin, traditën. Por vlogeri i udhëtimeve Danz Denokav, i cili po udhëton nëpër Europë me kamper, ka zgjedhur të tregojë një tjetër Shqipëri. Pas tre javësh në vendin tonë, ai nuk është ndalur vetëm te destinacionet turistike, por ka vendosur në qendër të përvojës së tij shqiptarët, mënyrën e tyre të jetesës, mikpritjen, kulturën dhe mentalitetin.

Nga Shkodra në Berat, Tiranë e Krujë, e më pas në Dhërmi, Himarë dhe Ksamil, vlogeri thotë se ajo që e ka surprizuar më shumë nuk ka qenë vetëm bukuria e Shqipërisë, por mënyra se si janë njerëzit. Sipas tij, shqiptarët në pamje të parë mund të duken seriozë dhe të rezervuar, por kjo ndryshon sapo krijon një marrëdhënie me ta.

“Kur i shikon shqiptarët nga jashtë ata duken shumë seriozë dhe të ashpër. Por kur afrohesh me ta, përtej kësaj pamjeje serioze, janë në fakt shumë të këndshëm, mikpritës, shumë ndihmues”, shprehet ai. Një tjetër aspekt që ai veçon është mënyra se si shqiptarët zgjedhin njerëzit me të cilët krijojnë marrëdhënie. Sipas tij, nuk është gjithmonë e lehtë të afrohesh me ta në fillim, por sapo krijohet besimi, gjithçka ndryshon.

Përpara se të vizitosh Shqipërinë duhet të dish disa gjëra. Së pari do të shikoni shumë njerëz postojnë në party, beach clubs, në Ksamil dhe gjithashtu në veriun e Shqipërisë ku natyra është e bukur dhe thesar i fshehur, por asnjë nuk flet për traditën, kulturën dhe mentalitetin e shqiptarëve. Kjo është pjesa më interesante. Unë qëndrova 3 javë dhe e kalova këtë kohë me banorët. Fillova nga Shkodra, Berat, Tiranë, Krujë në Dhërmi, Himarë dhe Ksamil.

Kur i shikon shqiptarët nga jashtë ata duken shumë seriozë dhe të ashpër. Por kur afrohesh me ta, përtej kësaj pamjes serioze, janë në fakt shumë të këndshëm, mikpritës, shumë ndihmues. Por duhet të dish si t’u afrohesh. Lidhja me ta në fillim nuk është e lehtë. Duhet t’u japësh një arsye të mirë për t’u lidhur se ata s’do afroheshin me çdokënd e do humbnin kohën e tyre. E zgjedhin me zgjuarsi me kë do e kalojnë kohën e tyre. Janë gjithashtu njerëzit më gazmorë e të relaksuar që kam takuar. Gratë? Më të bukurat që kam parë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE