LAJME / E Hënë 24 Gusht 2026, 17:05

Ngjarje e rende ne Shengjin, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën Kune Vainit të Shëngjinit, ku bëhet me dije se një 18-vjeçar me origjinë nga Kosova është gjetur pa shenja jete.

Rrethanat e vdekjes së adoleshentit mbeten të paqarta, ndërsa dyshohet që ai të jetë mbytur ose të ketë pasur arrest kardiak.

Bëhet me dije se trupi i tij është transportuar menjëherë për në Spitalin e Lezhës, ku do i nënshtrohet analizave të nevojshme mjeko-ligjore që pritet të zbardhin ngjarjen.

Policia ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të tragjedisë. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

Sakaq, kjo është e dyta tragjedia e ndodhur brenda ditës në plazhe të Shqipërisë, pasi siç raportuam, mesditën e sotme një e moshuar u gjet e pajetë në Durrës, vdekja e të cilës mbetet akoma mister, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE