LAJME / E Martë 25 Gusht 2026, 01:01

E vr.au me sqepar djali në Lushnjë, policia e kap duke u arratisur, ja çfarë iu zbulua 45 vjecarit

Ky është momenti kur Florion Dalladaku, 45 vjeçari që masakroi me sqepar dy prindërit në fshatin Zhymë të Lushnjës, është arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore në dalje të Fierit. Ka qenë një patrullë e Rrugores së DVP Fier, e cila rastësisht ka konstatuar automjetin e Dalladakut.

Siç shihet dhe nga këto pamje, pavarësisht se ishin ngritur pika të shumta kontrolli në zonën e Lushnjës, Florion Dalladaku ka mundur të largohet me një automjet pa targa dhe është konstatuar në autostradë drejt jugut.

“Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes.

Shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj”, njofton Policia.

Newsbomb.al mëson se si pasojë e goditjeve me sqepar, ka ndërruar jetë nëna e Florionit, 80 vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërkohë në gjendje të rëndë në spital është babai, 77 vjeçari Hasan Dalladaku.

Sipas Policisë së Shtetit, mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive ende të paqarta, ka goditur me një send metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku.

80 vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Gjithashtu, djali ka plagosur rëndë edhe babain e tij, shtetasin Hasan Dalladaku, 77 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Shtetasi Florion Dalladaku, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa pas ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE