
Komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, ka folur për tragjedinë e sotme ku është vrarë një grua shtatzënë (25-vjeçare).
Sipas prokurorisë, dyshohet se gruaja u vra nga burri i saj, i cili mësohet se më pas është plagosur rëndë dhe po trajtohet ne Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Me të pësuar rastin, njësimet policore dhe emergjenca kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Lëndimet kanë qenë shumë të rënda dhe menjëherë janë transportuar për në QKUK në Prishtinë”, ka thënë komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj për media.
Tutje, Zogaj tha se arma ka qenë me leje.
“Dyshohet se arma është me leje dhe është e prindit të dorasit. Prokuroria e ka vlerësuar si vrasje të rëndë. Jemi në hetimet fillestare, për të zbuluar më shumë për rastin”, tha Zogaj.
Tragjedia e sotme ka ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
