
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë ku nje e re ka humbur jeten ne muajin e saj te tete te shtatzanise.
Sipas njoftimit, dy persona, një grua 25-vjeçare dhe një burrë 26-vjeçar, janë pranuar rreth orës 00:15 të së hënës në QKUK, pasi dyshohet se kanë pësuar plagë nga arma e zjarrit, transmeton Klankosova.tv.
Bazuar në të dhënat e QKUK-së, 25-vjeçarja ka mbërritur në Qendrën Emergjente pa shenja jete. Ajo kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Ndërkaq, 26-vjeçari është pranuar me plagë të njëjta dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë shumë e rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
