
Disa ngjarje te renda kane ndodhur sot njera pas tjetres ne Shqiperi me disa viktima. Pas vrasjes ne Lushnje, ku djali goditi nenen per vdekje dhe plagosi rende te atin dhe nje ngjarje tjeter ne ku nje i ri humbi jeten, nje tjeter viktime eshte gjetur ne Durres.
Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.
Deri më tani nuk dihet identiteti i të moshuarës dhe shkaku i vdekjes.
Pritet që policia të dalë në vijim me një njoftim për ngjarjen për të mësuar më shumë nëse bëhet fjalë për një banore të zonës apo pushuese.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ndërsa trupi i gruas në moshë të thyer është dërguar në spitalin rajonal, ku dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, që pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale, por sipas burimeve nga policia e Durrësit ëhstë ende herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, para kryerjes së ekspertizës mjekoligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
