LAJME / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 22:10

Paralajmërimi i FORTË i Iranit sapo kemi nisur drejt Izraelit raketa super ...

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt Izraelit.

Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një deklaratë të sotme.

“Vala e dymbëdhjetë e Premtimit të Vërtetë ka filluar me lëshimin e raketave super të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi, Sejjil-2”, thuhet në deklaratë.

CNN nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim, ndërkohë që në orët në vijim priten të tjera detaje mbi këto sulme.

Kujtojmë se retorika e Presidentit amerikan Donald Trump është ashpërsuar më tej ditën e sotme, teksa i ka kërkuar kupolës drejtuese të Iranit që të dorëzohen pa kushte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE