LAJME / E Enjte 19 Qershor 2025, 18:06

“Një vd*kje p*shtëruese e pr*t Trump-in”: Deklarata e fundit e Ebrahim Raisit ndaj SHBA-së po tr*ndit rrjetin

Një deklaratë tronditëse e ish-presidentit iranian Ebrahim Raisi, dhënë pak para vdekjes së tij, po qarkullon gjerësisht në mediat ndërkombëtare, ku ai paralajmëronte ashpër Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për çdo përfshirje ushtarake të Uashingtonit në mbështetje të Izraelit ndaj Iranit.

Sipas kanalit opozitar “Iran International”, me seli në Londër, Raisi deklaroi se nëse SHBA-të i bashkohen Izraelit në një sulm kundër Iranit, atëherë Trump do të përballet me një “vdekje poshtëruese”, duke shtuar se “ai me siguri do të goditet nga dora e botës së shtypur”.

Raisi përmendi gjithashtu se presidenti amerikan nuk ka dhënë ende llogari për vrasjen e Qasem Soleimanit, komandantit të fuqishëm të Gardës Revolucionare, që u vra në një sulm me dron amerikan në Bagdad në vitin 2020.

Deklarata e tij e fundit shihet nga shumë analistë si një testament politik, i ngarkuar me paralajmërime për hakmarrje dhe kërcënime të hapura në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit, Tel Avivit dhe Teheranit kanë kapur kulmin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE