LAJME / E Mërkurë 18 Qershor 2025, 00:12

Një djalë i ri në Tiranë kërkon fundin e jetës duke qëlluar veten me thikë

Mënyrë të dhimbshme dhe vuajtëse ka zgjedhur një djalë në moshe fare të re në Tiranë, për ti dhënë fund jetës në lule të rinisë.

I riu A.U., banor i Tiranës, 23 vjeç, raportohet se ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar në banesë, me mjet prerës.

Policia lokale tha se A. U., 23 vjeç, është dërguar në spital dhe aktualisht gjendet atje, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Kohët e fundit ka një shtim të theksuar të rasteve të përpjekjeve për vetëvrasje, me raste të moshave nga më të ndryshme, përfshirë të rinjtë.

Pjesa më e madhe e tyre kanë përfunduar tragjikisht. /noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE