
Kur një fëmije të vogël i vdiq e ëma pas një sëmundjeje të rëndë, babai nuk dinte si t’ia shpjegonte se ajo nuk do të kthehej më. Për ta mbrojtur nga dhimbja, i tha se nëna kishte qenë shumë e lodhur dhe kishte shkuar “te varret për të pushuar”. Fëmija ishte aq i vogël sa i besoi fjalët e të atit dhe mendonte se një ditë nëna do të zgjohej e do të kthehej në shtëpi.
Pas vdekjes së saj, jeta e djalit ndryshoi shumë. Ai filloi të shkonte në shkollë me rroba të papastra, me flokë të pakrehur dhe shpesh pa i bërë detyrat e shtëpisë. Babai mundohej të kujdesej për të, por dhimbja dhe vështirësitë e përditshme e kishin rënduar shumë familjen.
Mësuesi nuk e dinte se nëna e fëmijës kishte vdekur. Duke e parë disa herë në atë gjendje, një ditë humbi durimin dhe i tha: “Çfarë nëne ke ti që të lë të vish kështu në shkollë? Pse nuk kujdeset për rrobat e tua dhe për detyrat?”
Djali i vogël uli kokën. Nuk i tregoi mësuesit asgjë. Nuk u ankua dhe nuk u përpoq të shpjegohej. Vetëm heshti, ndërsa fjalët e mësuesit i mbetën në mendje gjatë gjithë ditës.
Kur mbaroi mësimi, ai nuk shkoi direkt në shtëpi. Mori rrugën drejt varrezave, sepse besonte se aty ndodhej nëna e tij duke pushuar. U afrua te varri, u ul pranë tij dhe për disa çaste vetëm e shikoi në heshtje.
Pastaj filloi të fliste me zë të ulët: “Nënë, mjaft pushove… zgjohu tani. Mësuesi po më qorton sepse shkoj i papastër në shkollë dhe sepse nuk i bëj gjithmonë detyrat.”
“Eja në shtëpi, nënë. Unë do të jem i mirë dhe nuk do të të lodh. Vetëm më zgjo në mëngjes, m’i pastro rrobat dhe më ndihmo me detyrat, që mësuesi të mos më qortojë më.” Fëmija priste një përgjigje që nuk do të vinte kurrë, sepse ende nuk e kuptonte plotësisht çfarë do të thoshte vdekja.
Kur mësuesi mësoi më vonë të vërtetën, u prek thellë. Ai kuptoi se kishte gjykuar një fëmijë pa e ditur dhimbjen që mbante me vete. Ndonjëherë, para se të gjykojmë dikë nga pamja, sjellja apo gabimet e tij, duhet të pyesim veten se çfarë historie mund të fshihet pas heshtjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
