LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 22:10

"O Idriz, o vlla" – gruaja virale thyen heshtjen dhe zbulon të pathënat e interpretimit që pushtoi rrjetin

Kënga “O Idriz o vëlla” është shndërruar në një fenomen në Kosovë gjatë javëve të fundit, duke u bërë një nga këngët më të dëgjuara dhe më të shpërndara në rrjetet sociale.

Përveç melodisë dhe interpretimit, vëmendje të madhe ka marrë edhe këngëtarja që e interpreton atë. Fillimisht, shumë shikues krijuan përshtypjen se bëhej fjalë për një grua të moshuar, edhe për shkak të mënyrës se si u prezantua në disa fragmente të shpërndara në internet.

Kënga “O Idriz o vlla” është kthyer në një fenomen në Kosovë dhe më gjerë, duke pushtuar rrjetet sociale me mijëra video në TikTok, Facebook dhe Instagram. Pas suksesit të papritur, interpretuesja e këngës ka folur për herë të parë në emisionin “Era Verë” në T7, ku ka rrëfyer historinë pas këngës që po bën bujë online.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se nuk e kishte pritur që interpretimi i saj të bëhej viral dhe të shpërndahej kaq shumë nga publiku. Ajo tha se kënga është pritur jashtëzakonisht mirë dhe se po e shijon gjithë vëmendjen që ka marrë në javët e fundit.

Interpretuesja tregoi se e sheh gjithë këtë popullaritet me shumë humor dhe pozitivitet, duke shtuar se e gëzon fakti që njerëzit e kanë përqafuar këngën dhe po e përdorin në video të ndryshme në rrjetet sociale.

“O Idriz o vlla” është shndërruar në një nga këngët më të dëgjuara të momentit, ndërsa refreni i saj është bërë viral në platforma të ndryshme, duke e kthyer interpretuesen në një nga personazhet më të komentuara të ditëve të fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE