
Gazeta Sinjali ka raportuar se një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti të rëndë me motoçikletë në autostradë, në afërsi të fshatit Fan të Mirditës.
Është identifikuar 38-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin tragjik me motoçikletë në Shqipëri. Viktima është Lorik Deci, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes pas një vetaksidenti në autostradë, në afërsi të fshatit Fan të Mirditës.
Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar edhe nga familjarët, të cilët kanë ndarë mesazhe prekëse lamtumire në rrjetet sociale.
“Lamtumirë, Lorik… Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve”, thuhet në një nga reagimet e familjarëve.
Në një tjetër mesazh prekës, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij e kujtuan Lorikun si një njeri plot buzëqeshje, energji dhe humor.
“Rrugëtimet ma të mira janë ato që i bëjmë bashkë, e kishim dashtë që edhe ky i yni me Lorikun të zgjaste shumë ma gjatë. Fatkeqësisht, Loriku na la. Faleminderit Lorik për krejt dashninë, humorin dhe energjinë që e ke shpërnda kudo ku ke qenë. Për neve ke me mbet gjithmonë Liki i buzëqeshur e i afërt, që me prezencën e tij ka ditë gjithmonë me na bo me qesh e me na e bo ditën ma të mirë. U prehsh në paqe Lorik. Kemi me të kujtu çdo herë”, thuhet në mesazhin e tyre.
Sipas Policisë së Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, kur 38-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.
Lorik Deci u transportua me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin fatal.
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Lorik Decit ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, ndërsa në rrjetet sociale kanë vërshuar dhjetëra mesazhe ngushëllimi dhe kujtimesh në nderim të tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
