LAJME / E Premte 7 Gusht 2026, 23:11

Analiza/ Kim Mehmeti: Piktori nuk është i fortë se ka mbështetjen e popullit, por prej ‘Aleancës së qelbësirave’ që e mbron!

Nëse, si popull, ke vetëm atë që mund ta vjedhin hajdutët, atëherë je një popull i varfër.  Nëse, si vend, nuk ke edhe atë që as mund të ta vjedhin hajdutët, as mund të ta hanë molat – individë të mençur e të guximshëm – atëherë je një vend pa të ardhme.

Dhe popujt e vendet që kanë vetëm atë që mund ta vjedhin hajdutët, e jo edhe atë që as vidhet, as shitet, pra, popujt ku hajdutët pasurohen, ndërsa populli varfërohet, rëndom përfundojnë aty ku kanë përfunduar Shqipëria dhe shqiptarët – bien në duart e ‘Aleancës së Qelbësirave’!

Në ato vende gjen edhe mësimdhënës që nuk kanë turp të dalin para studentëve, edhe kur nuk e përkrahin rininë që synon ta shpëtojë Shqipërinë nga ata që ndërtojnë vila milionëshe në Francë me paratë e vjedhura nga varfëria shqiptare.

Siç gjen edhe kryetarë akademish që u përkulen “Zegjinëve” e “Taulantëve”, të cilët miratojnë ligje që atyre ua zgjasin mandatet për disa vite, me çka ua ndërpresin përgjithmonë mundësinë për të jetuar me dinjitet.

Po, pra, janë të varfër ata popuj që nuk kanë koka të mençura e të guximshme, ashtu siç është skamnor edhe individi që nuk ka asgjë në kokë, përveç asaj që brenda një nate mund t’ia vjedhin hajdutët.

Dhe te këta popuj, në këto vende, është e vështirë të kuptosh se çfarë mund të humbasin ata që e kanë humbur dinjitetin; ata që jetojnë me fytyrën e turpit; ata që heshtin ndërsa Shqipëria kalbet; ata që shtiren sikur nuk e shohin se mëmëdheu ynë është në duart e hajdutëve.

Ata pra që heshtin dhe bëhen se nuk e dinë se Piktori nuk është i fortë pse e ka popullin mbrapa vetes, por sepse pas tij qëndron ‘Aleanca e Qelbësirave’, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE