LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 00:12

LAJM I DHIMBSHËM: Humb jetën një person në “Lagjen Marigona”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen Marigona, ku një 22-vjeçar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri. Sinjali mëson se bëhet fjalë për M.B., rreth 22-vjeçar

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij, ku i riu dyshohet se ka përdorur një pistoletë për të qëlluar veten në kokë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili e ka transportuar të riun me shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

22-vjeçari gjendet pa shenja jete në lagjen Marigona, Policia pritet të dalë me detaje zyrtare

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen Marigona, në Prishtinë.

Sipas informacioneve të publikuara nga IndeksOnline, viktima është M.B 22 vjeç.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë sqaruar ende nga autoritetet. Mediat kanë raportuar për një dyshim lidhur me shkakun e vdekjes, por deri në këtë fazë nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës.

IndeksOnline ka bërë të ditur se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

Ndërkohë, pritet që njësitë hetimore dhe prokuroria të kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Për zhvillimet e mëtejshme dhe informacionet zyrtare, publiku do të njoftohet sapo autoritetet të dalin me një komunikatë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE