
Që prej mëngjesit të kësaj të enjteje, në media dhe rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme se ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.
Sipas raportimeve të para, ministrja e cila mori “bekimin” e kryeministrit Edi Rama për të drejtuar dikasterin e Shëndetësisë në shtator të vitit të kaluar, kishte dorëzuar dorëheqjen, ndërsa nuk jepej asnjë detaj mbi arsyet që mund ta kishin shtyrë mjeken e njohur të karrierës drejt një vendimi të tillë.
Megjithatë, burime pranë Newsbomb kanë përgënjeshtruar këto raportime, duke theksuar se ministrja Sala vijon normalisht ushtrimin e detyrës në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Deri në këto momente nuk ka pasur një reagim zyrtar nga vetë ministrja apo nga institucionet përkatëse, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një sqarim publik për t’i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar gjatë ditës.
Evis Sala u emërua ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në shtator të vitit të kaluar. E diplomuar në Universitetin e Tiranës, ajo ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare në disa prej institucioneve më prestigjioze në botë, mes tyre Universiteti i Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Policlinico Gemelli në Romë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
