LAJME / E Enjte 6 Gusht 2026, 14:02

Ky është ish-luftëtari i UÇK-së që humbi jetën pas plagës me armë zjarri në Lipjan

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare Fatmir Olluri nga fshati Dobrajë e Madhe e Lipjanit, i cili ishte plagosur rëndë në kokë me armë zjarri dhe po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas informacioneve të deritanishme, Olluri ishte gjetur i plagosur dhe ishte dërguar fillimisht nga familjarët në Emergjencën e Lipjanit. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai u transferua më pas në QKUK, ku u trajtua në repartin e Intensivës Qendrore.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit mjekësor, 52-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë mbrëmjen e 5 gushtit, rreth orës 18:45.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes dolën njësitë relevante të Policisë së Kosovës, hetuesit dhe Prokurorja kujdestare për Krime të Rënda, e cila fillimisht kishte urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes u sekuestrua edhe arma që dyshohet se ishte përdorur.

Pas vdekjes së Fatmir Ollurit, me urdhër të Prokurores së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit, ndërsa rasti tashmë po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Fatmir Olluri njihej edhe për kontributin e tij gjatë luftës së Kosovës. Sipas informacioneve të bëra publike, ai ishte kthyer vullnetarisht nga Gjermania për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke marrë pjesë në luftën për çlirimin e vendit.

Autoritetet kompetente kanë bërë të ditur se hetimet janë ende në zhvillim dhe pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE