LAJME / E Enjte 6 Gusht 2026, 05:05

Ne zonen e njohur ne Tirane ndodh ngjarje e rende

Në zonën e Laprakës, pranë “Zojës së Universitetit”, është dëgjuar pak çaste më parë një shpërthim i fortë.

Sipas raportimeve të para nga banorë të zonës, shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një automjet, ndërsa ekipe zjarrfikëse janë drejtuar drejt vendngjarjes.

Disa banorë shprehen në rrjete sociale se nuk shihen dëme të mëdha të dukshme, ndërkohë që të tjerë spekulojnë për shkakun e saktë të shpërthimit.

Sipas njoftimit zyrtat nga Policia e Shtetit shkak i shërthimin është bërë defekti teknik i një makine dhe raportohen vetëm dëme materiale.

Më datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE