
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar gjatë orëve të mesnatës në aksin rrugor Korçë–Maliq, pranë fshatit Vlocisht, duke tronditur banorët e zonës.
Sipas mediave në Shqipëri, në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes-Benz” dhe një “Audi”. Dyshohet se automjeti tip “Benz”, me të cilin udhëtonte vetëm drejtuesi, ka dalë nga një rrugë rurale për t’u futur në aksin kryesor, ndërsa në ato momente është goditur fuqishëm nga pas nga automjeti tjetër.
Përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që automjeti “Benz” të dalë nga rruga dhe të përfundojë në një kanal anësor. Si pasojë e impaktit të madh, mjeti është dëmtuar rëndë, ndërsa drejtuesi, një i ri nga Korça, ka humbur jetën në vendngjarje.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë edhe një pasagjer që ndodhej në automjetin tip “Audi”. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtim mjekësor.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur patrullat e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë siguruar zonën.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen fatale.
Ndërkohë, ekspertët e qarkullimit rrugor do të analizojnë provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, përfshirë gjurmët e frenimit, dëmtimet e automjeteve dhe dëshmitë e personave të përfshirë, për të sqaruar përgjegjësitë e këtij aksidenti tragjik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
