LAJME / E Mërkurë 5 Gusht 2026, 20:08

"Volkswageni" e ngriti 50 metra në ajër

Një aksident tragjik i ndodhur së fundmi në Itali i ka marrë jetën në lule të rinisë një shqiptari.Sipas mediave vendase viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme është identifikuar si Maksim Sinani, i cili thuhet se është 33 vjeç.

I riu shqiptar mësohet se vdiq në spital gjatë natës nga plagët e rënda të marra në aksident, ku motori me të cilin ai udhëtonte u përplas fort me një makinë që i doli përballë.Pavarësisht se në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e urgjencës, nga këta të fundit u konstatua gjendja e 33-vjeçarit ishte e rëndë dhe shpresat për t’i mbijetuar aksidentit ishin të pakta.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes në kodrat e Pistoias, përgjatë autostradës SS64, pas tunelit, pranë fshatit Spedaletto, pranë liqenit Specchio.Shqiptari po drejtonte motorin Kawasaki Z 1000 të tij së bashku me një grup të vogël motoçiklistësh të tjerë që e ndiqnin kur u përplas ballë për ballë me një makinë, një Volkswagen Tiguan, që vinte nga drejtimi i kundërt.

Sipas raportimeve të bëra nga mediat italiane, mësohet se shqiptari pas përplasjes së motori me makinën përfundoi i hedhur afërsisht pesëdhjetë metra më tutje. Për rrjedhojë ai pësoi trauma e lëndime të rënda në njërën këmbë, ndërsa automjeti i tij u shkatërrua plotësisht në përplasjen ballë për ballë.Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, gjatë natës ai nuk arrit t’u mbijetonte plagëve të marra, duke dhënë kështu frymën e fundit në Qendrën e Traumës Careggi.

Zemërthyer për lajmin tragjik ka reaguar dhe i babai i Maksimit, i cili përmes një postimi të ndarë mëngjesin e sotëm njofton humbjen tragjike të djalit të tij, raporton newsbomb.al.

“Djali im Maksim humbi jetën në aksident” shkruan babai i shqiptarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE