
Një protestues, gjatë një tubimi përpara Kryeministrisë, i bëri thirrje kreut të SPAK-ut, Klodian Braho, të arrestojë kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Ai deklaroi se, përndryshe, kreu i Prokurorisë së Posaçme duhet të japë dorëheqjen.
“Sot, nuk është një parti që flet, por ndërgjegjja e një populli. Ne jemi mbledhur këtu për Shqipërinë, pasi ajo nuk është pronë e asnjë qeverie, partie apo politikani.
I bëj thirrje Brahos, nëse nuk e arrestoni Ballukun, Edi Ramës, jepni dorëheqjen. Ikni! Ikni, sepse nuk po kryeni detyrën tuaj. Çdo shqiptar është zgjuar. Jemi të vetëdijshëm se Balluku ka vjedhur.
300 milionë euro për tunelin e Llogorasë, dhe kush e di sa pasuri ka. Atdheu është në rrezik kur ligji nuk zbatohet për të gjithë. Aeroporti është i Kastratit. Ai duhet të hetohet nga SPAK.
Çdo aeroplan që ngrihet nga aeroporti dhe largohet mbart ëndrra të thyera dhe njerëz që qajnë. Klodian Braho, ti je i pari që jep dorëheqjen, sepse nuk po bën detyrën tënde”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
