LAJME / E Enjte 6 Gusht 2026, 14:02

Albin Kurti nga Kuvendi i Kosovës e dha lajmin e keq për Kosovën

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka propozuar kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit në seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të, duke kërkuar më shumë kohë për vazhdimin e konsultimeve politike me partitë parlamentare.

Gjatë seancës, Kurti bëri të ditur se procesi i formimit të institucioneve të reja kërkon një marrëveshje më të gjerë politike, veçanërisht sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të vendit. Ai tha se konsultimet me subjektet politike do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të arritur një dakordim që do të siguronte funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve.

Për këtë arsye, lideri i Vetëvendosjes nuk paraqiti emër për kryetar të Kuvendit, duke lënë të kuptohet se bisedimet politike ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje përfundimtare.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka vijuar me procedurat e parapara për konstituimin e legjislaturës së re. Në fillim të seancës është formuar Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, i cili ka për detyrë të shqyrtojë dokumentacionin e certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe të paraqesë para deputetëve raportin për vlefshmërinë e mandateve.

Vetëm pas miratimit të këtij raporti dhe betimit të deputetëve mund të vazhdohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, e më pas me hapat kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Mospozimi i një kandidati për kryetar të Kuvendit tregon se negociatat ndërmjet partive politike vazhdojnë, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të arrihet një marrëveshje që do t’i hapte rrugë konstituimit të plotë të institucioneve të reja të Kosovës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE