
Një rrëfim emocional në emisionin “Era Vere” në T7 ka prekur publikun, ku një grua ka folur hapur për përvojën e saj me një martesë që, sipas saj, nuk ishte zgjedhja që kishte dëshiruar.
Në intervistë, ajo tregoi se periudha pas martesës ishte aq e vështirë, sa kishte menduar edhe të largohej.
“Jom menu me ikë masi jom martu”, shprehet ajo gjatë rrëfimit.
Ajo rrëfeu se përballja me jetën e re bashkëshortore nuk ishte aspak e lehtë dhe se u përball me shumë sfida emocionale, të cilat e bënë të ndihej e ngarkuar dhe pa rrugëdalje në momentet e para të martesës.
Në një pjesë tjetër të intervistës, ajo kujton edhe një nga momentet më të dhimbshme për familjen e saj, kur ish-vjehrri kishte telefonuar babanë e saj për t’i thënë se nuk ishte e përshtatshme për familjen e tyre.
“Kur m’ka qu burri te baba jem… e ka thirrë babën tem ish-vjehrri edhe i ka thanë: ‘Qika jote nuk është për shtëpinë tonë’. Pastaj baba është nervozu. Unë e kuptoj, se me të thirr miku me të thanë ‘qika jote nuk është për shtëpinë tonë’, normal që nuk i vjen mirë askujt.”
Rrëfimi i saj është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga publiku. Shumë komentues kanë shprehur empati për historinë e saj dhe kanë vlerësuar guximin për të folur publikisht mbi një periudhë të vështirë të jetës.
Pjesa e intervistës po vazhdon të qarkullojë në platformat sociale, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të emisionit “Era Vere” në T7, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
