LAJME / E Enjte 6 Gusht 2026, 13:01

Autorja e hitit “O Idriz o vëlla| nuk qenka plakë, ajo qenka një bukuroshe e vërtetë.

Kënga **“O Idriz o vëlla”** është shndërruar në një fenomen në Kosovë gjatë javëve të fundit, duke u bërë një nga këngët më të dëgjuara dhe më të shpërndara në rrjetet sociale.

Përveç melodisë dhe interpretimit, vëmendje të madhe ka marrë edhe këngëtarja që e interpreton atë. Fillimisht, shumë shikues krijuan përshtypjen se bëhej fjalë për një grua të moshuar, edhe për shkak të mënyrës se si u prezantua në disa fragmente të shpërndara në internet.

Megjithatë, pas publikimit të plotë të emisionit në YouTube, rezultoi se përshtypja fillestare nuk ishte e saktë. Shikuesit panë se interpretuesja e këngës është një grua shumë më e re në pamje, gjë që ka ngjallur reagime të shumta dhe komente në rrjetet sociale.

Edhe autori i emisionit, **Shpëtim Desku**, gjatë materialit e kishte quajtur me humor “lokë”, ndërsa publikimi i plotë i emisionit bëri që shumë ndjekës të mbeteshin të befasuar nga pamja e saj reale.

Pamjet kanë qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë komentues janë shprehur se interpretuesja është një **“bukuroshe e vërtetë”**, duke e bërë këtë detaj po aq viral sa edhe vetë kënga.

Ndërkohë, **“O Idriz o vëlla”** vazhdon të dominojë në platformat sociale dhe në YouTube, duke u kënduar në ahengje e tubime të ndryshme dhe duke u kthyer në një nga hitet më të përfolura të momentit në Kosovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE