Një 51-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim në Mirditë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së një 30-vjeçari, për shkak të një konflikti familjar.
Sipas njoftimit të bluve, ka qenë 30-vjeçari ai i cili ka njoftuar policinë, ndërsa nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës.
Ndërkohë bëhet me dije se Luan Vukaj ishte shpallur në kërkim, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person, teksa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij. Njoftimi:
Mirditë/Qëlloi me armë drejt banesës së një 30-vjeçari, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar
Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025, shtetasi E. Ç., 30 vjeç, njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit.Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi L. V., 51 vjeç, banues në fshatin Nerfushaz, i cili dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit E. Ç., vëllai i ish-bashkëshortes së tij, për shkak të një konflikti familjar.
Shtetasi L. V. ishte shpallur në kërkim një ditë më parë, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të njëjtit person.
Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE