LAJME / E Shtunë 21 Qershor 2025, 00:12

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani zbulon kushtin për bisedime me SHBA-të: Vetëm nëse Izraeli…

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar qartë gjatë takimeve me përfaqësuesit evropianë në Gjenevë se nuk do të ulen në tryezë bisedimesh me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore, për sa kohë Izraeli vazhdon sulmet ndaj territorit iranian.

Një zyrtar perëndimor me njohuri mbi takimet konfirmoi për CNN se delegacioni iranian i ka bërë të qartë qëndrimet e tyre, duke refuzuar çdo negociatë me SHBA-në nëse nuk ndalet bombardimi nga Izraeli.

Përfaqësuesit evropianë i janë përgjigjur se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kontroll të drejtpërdrejtë mbi veprimet ushtarake të Izraelit, por premtojnë që do t’ia përcjellin këtë mesazh Uashingtonit.

Nga ana tjetër, pala iraniane ka shprehur gatishmërinë që të konsultohet me udhëheqësinë e saj lidhur me mundësinë e pezullimit të përkohshëm të sulmeve ndaj Izraelit, nëse edhe pala izraelite ndalon goditjet.

Burimet e CNN thonë se nëse të dyja palët do të bien dakord për një ndalim të sulmeve, atëherë mund të krijohet mundësia për nisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Iranit dhe SHBA-së.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë përcjellë një kusht të panegociueshëm: ndalimi i plotë i pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit do të jetë thelbësor për çdo marrëveshje dhe për hapjen e negociatave të drejtpërdrejta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE