LAJME / E Enjte 19 Qershor 2025, 22:10

Konflikti Izrael-Iran, paralajmëron kleriku shiit më me ndikim në Irak: Ka rrezik për...

Ajatollah Ali al-Sistani është një nga figurat më të fuqishme fetare në botën shiite

Ajatollah Ali al-Sistani, kleriku shiit më me ndikim në Irak, ka paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të çojë në një situatë të pakontrollueshme, me pasoja katastrofike për të gjithë rajonin.

Në një deklaratë të publikuar sot, al-Sistani dënoi ashpër atë që e quajti “agresion ushtarak i vazhdueshëm ndaj Iranit dhe ndaj udhëheqjes së tij më të lartë fetare dhe politike”.

“Konflikti mund të shkaktojë pasoja jashtëzakonisht të rënda për mbarë rajonin. Situata rrezikon të përshkallëzohet plotësisht dhe të sjellë kaos të përgjithshëm, duke rritur vuajtjet e popujve dhe duke dëmtuar interesat e të gjithëve në shkallën më të madhe të mundshme”– tha ai.

Ajatollah Ali al-Sistani është një nga figurat më të fuqishme fetare në botën shiite. Pas pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003, ai ka luajtur një rol vendimtar në orientimin e zhvillimeve politike në vend, shpesh duke ndikuar mbi vendimmarrësit irakianë. Miliona besimtarë shiitë në mbarë botën, përfshirë shumicën e popullsisë në Irak, e ndjekin atë për udhëzime shpirtërore dhe fetare sipas ligjit islam, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE