LAJME / E Martë 17 Qershor 2025, 20:08

‘Kemi në kontroll hapësirën ajrore mbi Iranin’, paralajmëron Trump: E dimë ku fshihet Khamenei, durimi po mbaron

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë dhe absolut të hapësirës ajrore mbi Iranin”. Ai theksoi se, pavarësisht sistemeve të avancuara të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes që zotëron Irani, teknologjia amerikane është shumë më superiore.

“Irani kishte mbrojtje të mira mbikëqyrjeje dhe mbrojtje të tjera, por ato nuk janë asgjë në krahasim me atë që është projektuar, zhvilluar dhe ndërtuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

Në një postim në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump shtoi se amerikanët janë të informuar për vendndodhjen e Ajatollah Ali Khamenei, por theksoi se nuk do të ndërmarrin masa direkte ndaj tij për të shmangur goditjen e civilëve.

“Durimi ynë po mbaron”, paralajmëroi Trump në fund të deklaratës së tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE